Faqja e Parë | Regjistrim | Hyrje
 
 
 
HNA bleu Ingram Micro INC. per 6 miliard Dollare
Datum objave 17.02.2017
Untitled Document
 

HNA bleu Ingram Micro INC. per 6 miliard Dollare

 

Një nga blerjet më të mëdha të ndodhura në industrinë e IT vitin e kaluar, është blerja e kompanisë Ingram Micro Inc. nga konglomerati kinez HNA Group. HNA Group bleu aksionet e Ingram Micro Inc. për 38,9 dollarë për aksion, e cila në total është rreth 6 miliardë dollarë amerikanë. Sipas Alan Monié, CEO i Ingram Micro, mbyllja e këtij transaksioni do të thotë një hap i madh për Ingram Micro drejt zgjerimit të ofertës duke siguruar gamë të gjerë të teknologjive globale dhe shërbimeve për kompanitë në mbarë botën. Partneriteti me HNA Group është një mundësi për të bërë bashkë zhvillimin dhe lëvrimin për klientët e Ingram Micro, ashtu edhe për klientët në nivel global.

 
   

Me një ekspertizë të madhe të themeluar në fushën e menaxhimit të rrjetit të furnizimit dhe gamë të gjerë të portofolit për zgjidhje teknologjike, të cilat janë të lehta për t'u përdorur, Ingram Micro është një shembull i vërtetë për strategjinë HNA Grupit për investime në kompanitë me pozita të forta në tregjet në zhvillim. Duke punuar së bashku, keto dy kompani do te krijojnë mundësi të mëdha për vazhdimësinë zgjerimit të platformës për lëvrimin e portofoleve të zgjidhjeve të kompanisë Ingram Micro, sidomos për rajonet në zhvillim. Në këtë mënyrë, përdoruesit ne të gjithë industrinë do te kenë qasje të lehtë në mundësitë që ofrojnë tregjet e reja, ndërsa HNA Group është një hap më afër për krijimin e ofruesit global të zgjidhjeve në fushën e logjistikës, rrjetit te furnizimeve dhe shërbimeve.

 
 
 
Posete 828
 
 
 
Demo laborator
Demo laborator
Demo laborator është një vend ku lindin idetë dhe projektet. Ky është vend unik me mundësinë e krijimit dhe testimin e pothuajse të gjitha zgjidhjeve hardware dhe software.